Vizita e Presidentit te KONI Giovanni Malago
Details
Italia dhe Shqipëria vendosin ura të forta bashkëpunimi në lëvizjen Sportive Olimpike. Me ftesë të posaçme nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z.Fideli Ylli, për herë të parë në historinë e sportit, Shqipërinë e viziton Presidenti i Komitetit Olimpik Italian(CONI), Giovanni Malago. Dy presidentët, Ylli dhe Malago, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi mes KOKSH dhe CONI, që konsiston në ofrimin e një eskpertize të nivelit të lartë nga Italia, ndihmë në kualifikimin e trajnerëve shqiptarë, ngritja e kampeve për sportistët, promovimi i lëvizjes olimpoike, si edhe një suport cilësor në çështjet e mjekësisë sportive. Në vizitën e tij në Parkun Olimpik, presidenti Malago, që shoqërohej edhe nga Drejtori i Komunikimit Danilo di Tommaso u njoh edhe me projektet e rëndësishme që Komiteti Olimpik Shqiptar ka ndërmarrë nga masivizimi i sportit në shkolla, synimi për të afruar sa më tepër njerëz në aktivitete si edhe projektet për ndërtimin e infrastrukturave që do të ndihmojnë në rritjen e kampionëve të rinj, si edhe tek organizimi i Lojërave Olimpike të Europës Juglindore. Presidenti Malogo ka çmuar punën që presidenti Fidel Ylli dhe Komiteti Olimpik Shqiptar po bëjnë për masivizimin e sportit dhe frymës Olmpike dhe si shprehu gatishmërinë e mbështetjes nga Italia, por edhe nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për sportin shqiptar. Delegacioni i Komitetit Olimpik Italian u pritën në një takim të nivelit të lartë me kryeministrin z.Edi Rama, Ministren e Arsimit dhe Sportit znj.Orgeta Manastirliu si dhe Zv.ministrin e Sportit z.Endrit Hoxha.
Team
- KOKSH
- KOKSH
- KOKSH
- EVENTE,TAKIME,ZYRTARE
- ALBANIAN